Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Arrestohen dy të rinj në Shkodër, po transportonin me furgon 2 mijë e 500 fidanë kanabisi

Arrestohen dy të rinj në Shkodër, po transportonin me furgon 2 mijë e 500 fidanë kanabisi

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Shkodër, pasi u kapën duke transportuar fidanë Cannabis Sativa të mbjellë në kubikë.

Sipas raportimeve nga policia, në pranga kanë rënë S. L., 23 vjeç, dhe N. P., 29 vjeç. Ata ishin në një furgon, ku u gjetën 2,500 fidanë Cannabis Sativa, siç raportoi Euronews.al dhe transmetoi klankosova.tv.

Si rezultat i patrullimeve dhe punës informative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” konstatuan një automjet me ngarkesë të dyshimtë në afërsi të fshatit Hajmel. Automjeti u ndoq deri në Vaun e Dejës, ku u ndalua për kontroll.

<

Gjatë kontrollit, u gjetën disa kuti kartoni me 2,500 fidanë të dyshuar si narkotikë Cannabis Sativa.

Pas kryerjes së veprimeve procedurale në kuadër të operacionit të koduar “Kutitë”, u arrestuan në flagrancë shtetasit që po transportonin kubikët me qëllim kultivimin. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement