Një tërmet me magnitudë 5.0 ka goditur qytetin jugor spanjoll të Granadës në orët e para të së shtunës.
Sipas autoriteteve rajonale, lëkundjet janë regjistruar pak pas orës 01:00 në zonën metropolitane të Alhendinit.
Nga tërmeti janë raportuar dëme në disa banesa dhe automjete. Sidoqoftë, deri tani nuk ka informacione për persona të lënduar, siç raporton Reuters.
<
Autoritetet janë angazhuar në vlerësimin e dëmeve dhe po monitorojnë situatën në territor pas lëkundjeve.
Be the first to comment