Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka njoftuar se Rusia do të ashpërsojë veprimet e saj ndaj çdo mbështetje ushtarake që, sipas Moskës, vjen nga Perëndimi për Ukrainën.
Kjo deklaratë është bërë në momentin që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka hyrë në vitin e pestë, sipas informacioneve nga Reuters.
Lavrov tha se Rusia ka filluar tashmë të ndërmarrë masa për të goditur mbështetjen perëndimore për Kievin. Ai akuzoi Shtetet e Bashkuara për përfshirje të thellë në sulmet ukrainase, duke përfshirë ofrimin e informacionit të inteligjencës mbi objektivat brenda territorit rus.
Ai theksoi se Rusia i ka dërguar pyetje Departamentit amerikan të Shtetit lidhur me këto pretendime dhe po pret një përgjigje nga Washingtoni.
Ndërkohë, Lavrov nuk dha sinjale për një ndalje të menjëhershme të luftimeve. Rusia vazhdon të kundërshtojë propozimet për armëpushim që nuk përfshijnë një zgjidhje më të gjerë të konfliktit.



















You must be logged in to post a comment Login