Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Eurovision propozon rregulla të reja për të zvogëluar votimin politik

Eurovision propozon rregulla të reja për të zvogëluar votimin politik

Organizatorët e Konkursit të Këngës në Eurovision po propozojnë ndryshime të rëndësishme në rregullat e votimit për të frenuar fushatat që synojnë të ndikojnë në rezultatet e garës.

Sipas sistemit aktual, shikuesit kanë mundësinë të votojnë deri në 10 herë për artistin e tyre të preferuar, përmes telefonit, mesazheve me tekst ose internetit. EBU, në një letër drejtuar transmetuesve pjesëmarrës, sugjeroi zhvendosjen e votimit tërësisht në internet dhe detyrimin e publikut për të zgjedhur vetëm tre artistët më të mirë, në vend të mundësisë për të votuar disa herë për një konkurrent.

EBU e konsideroi votimin e motivuar politikisht si një fenomen “të vazhdueshëm” dhe “thellësisht shqetësues”. Këto rregulla kanë qenë nën shqyrtim pas inkurajimeve nga qeveria izraelite për tifozët që të regjistrojnë vota të shumfishta për konkurrentin e vendit në vitin 2025. Kënga e Yuval Raphael, “New Day Will Rise”, u rendit e 15-ta me juritë e konkursit, por u pozicionua e para në votimin e publikut me 297 pikë, duke përfunduar në vendin e dytë në përgjithësi.

Pas këtij rastit, disa transmetues e vënë në pikëpyetje pozicionimin e Izraelit. Ata theksuan se llogaritë zyrtare të mediave sociale të qeverisë izraelite, përfshirë atë të Kryeministrit Benjamin Netanyahu, kishin bërë thirrje për të votuar 20 herë për Raphael.

Në përgjigje, EBU ndryshoi rregullat për vitin 2026, duke ulur numrin maksimal të votave në 10. Megjithatë, u detyrua të publikonte një paralajmërim për transmetuesin izraelit Kan, pasi ky i fundit postoi video duke orientuar tifozët të “votonin 10 herë për Izraelin”. Eurovision deklaroi se këto postime nuk ishin në “frymën e garës” dhe urdhëroi heqjen e tyre.

Propozimet e reja do të eliminojnë mundësinë e votave të shumëfishta për të njëjtin vend, megjithatë tifozët e përkushtuar do të kenë mundësi të regjistrohen për llogari shtesë me metoda të ndryshme pagese. EBU beson se këto ndryshime do të ndihmojnë në zbutjen e ndikimeve të votimit politik, pa kompromentuar drejtësinë.

Në deklaratën e saj për BBC News, EBU njoftoi se ka filluar një hetim mbi kalimin në votimin vetëm online të audiencës për Konkursin e Këngës në Eurovision, duke theksuar se më shumë detaje do të publikohen në muajt në vijim.

EBU pranoi se sistemi aktual i votimit po ndikon në perceptimin e tifozëve për garën, duke u shprehur se klima gjeopolitike po nxiste vota të caktuara për arsye që nuk kanë të bëjnë me performancat artistike. “Kjo nuk është diçka e re në historinë e Eurovisionit, por tani është bërë një fenomen i vazhdueshëm, që shqetëson shumë,” tha letra.

Arsyetimi për zhvendosjen e votimit online është kompleksiteti teknik për tifozët që duan të votojnë për artistë të ndryshëm përmes mesazheve ose telefonit. Mbretëria e Bashkuar tashmë ka kaluar në një sistem votimi ekskluzivisht online për këtë vit.

Përveç kësaj, EBU njoftoi se kompania izraelite e kozmetikës, Moroccan Oil, ka përfunduar sponsorizimin e Eurovision pas gjashtë vitesh, pa dhënë arsye për këtë vendim. Sponsorizimi kishte marrë kritika për shkak të protestave mbi praninë e Izraelit në konkurs gjatë konflikteve në Gaza.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement