Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj Skender Llugiqit. Ai dyshohet se ka bërë thirrje për vrasjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi, për Klankosova.tv.
Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, gjatë një seance të Kuvendit të Kosovës, e cila ishte organizuar për të pritur mërgimtarët. Gjatë kësaj kohe, Llugiqi kishte bërë thirrje për pushkatimin e Haradinajt.



















You must be logged in to post a comment Login