Pasi Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez u bënë bashkë në “ujra martesore”, një dokument i ri ka dalë në dritë, i cili konfirmon marrëveshjen e tyre paramartesore lidhur me ndarjen e pronës.
Ceremonia e martesës u mbajt në mënyrë intime në vilën e tyre prej 30 milionë funtesh në Quinta da Marinha të Cascais. Në këtë ngjarje nuk ishte e pranishme as nëna e Ronaldos, Dolores, dhe të ftuar ishin vetëm katër dëshmitarë, si dhe fëmijët e çiftit.
Ronaldo, miliarderi dhe legjenda e futbollit, dhe Georgina, ish-shitëse joshëse, janë bashkë prej 10 vjetësh, që nga takimi i tyre në një dyqan Gucci në Madrid. Edhe pse ceremonia mbeti një sekret, një fotografi e certifikatës së martesës u publikua.
Çifti nënshkroi një marrëveshje paramartesore në zyrën e një noteri në Lisbonë më 10 gusht, një ditë para martesës. Certifikata tregon se Ronaldo dhe Georgina janë dakorduar për një regjim ndarjeje pasurie, i cili do t’i ndihmojë ata në rast të një ndarjeje të mundshme.
Marrëveshja parashikon se Georgina nuk do të ketë të drejtë për gjysmën e pasurisë së fituar gjatë martesës në rast divorci. Çdo pronë do të mbetet në emrin e individit që e ka fituar ose e ka blerë atë. Në rast ndarjeje, secili do të ruajë pasurinë që është në emrin e tij, përveç asaj që është e regjistruar në emrat e të dyve.
Kjo marrëveshje ka për qëllim mbrojtjen e pasurisë ekzistuese dhe të ardhshme të Ronaldos. Georgina gjithashtu ka sipërmarrjet e saj, përfshirë modelimin dhe kanalet në mediat sociale, që i sjellin fitime.
Raportime të tjera nga Portugalia sugjerojnë që ajo do të merrte 100,000 euro në muaj në rast divorci. Kjo marrëveshje u miratua pas lindjes së vajzës së tyre, Alana, me qëllim mbrojtjen e sigurisë financiare të Georginës dhe fëmijëve të tyre.
Po ashtu, ka pretendime se vila luksoze e Ronaldos në Madrid, me vlerë 6 milionë euro, është transferuar në emrin e Georginës.
Be the first to comment