Lehonat që kanë lindur në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK kanë shprehur habi pozitive në lidhje me kushtet dhe trajtimin që kanë pranuar, pavarësisht se para ardhjes kishin dëgjuar komente jo shumë të favorshme.
Ato kanë vlerësuar përmirësimet e infrastrukturës, duke theksuar se shumica e pacientëve vendosen në dhoma ku ndajnë hapësirën nga dy në një, dhe se dhomat janë të pajisura me banjo. Në veçanti, ato kanë lavdëruar stafin mjekësor për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar.
Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, theksoi se dera e institucionit është gjithmonë e hapur për çdo pacient që ka ankesë. Ai nxiti pacientët që të paraqesin pakënaqësitë e tyre zyrtarisht, duke shpjeguar se shpesh ato shprehen gojarisht, por nuk dorëzohen në formë të shkruar. Kjo e bën të vështirë ndërmarrjen e masave për përmirësim.
Për më shumë informacione, ndiqni kronikën në vijim.



















You must be logged in to post a comment Login