Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kroacia përfshihet nga zjarret, “digjet” qyteti turistik

Kroacia përfshihet nga zjarret, “digjet” qyteti turistik

Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmjen e kaluar në Lokva Rogoznicë, i cili gjatë natës u përhap drejt Omishit, Kroaci. Zjarri ka prekur zonat për mbi qytet dhe është afruar gjithashtu pranë qendrës së tij.

Ky zjarr ka rrezikuar shumë shtëpi dhe objekte në zonë, ndërsa disa banorë dhe turistë janë evakuuar për shkak të situatës alarmante. Pamjet që po publikohet nga terreni tregojnë dëme të mëdha materiale, përfshirë automjete dhe objekte të djegura, sipas raportimeve të “Index.hr”.

Mediet kroate njoftojnë se zjarri ka prekur po ashtu shtëpi e automjete, me shpërthime të bombolave të gazit që dëgjohen në zonë. Flakët po përfshinin vendbanimet dhe pemët, duke ndriçuar qiellin mbi Omish me ngjyrë të kuqe gjatë natës. Qyteti piktoresk ndodhet në bregdetin dalmat të Kroacisë, i rrethuar nga pyje dhe kodra shkëmbore.

<

Sipas raportimeve të N1, rreth 19 persona kanë marrë ndihmë nga ekipet e emergjencës. Dy nga ata, me lëndime të rënda, janë dërguar në spitalin e Splitit, njoftoi guvernatori i qarkut, Bllazhenko Boban.

Shefi i zjarrfikësve, Sllavko Tucakoviq, për mediat lokale theksoi se kishte qenë një natë jashtëzakonisht e vështirë dhe se situata mbetet e ndërlikuar nga Lokva Rogoznica deri në Omish. Rreth 157 zjarrfikës dhe 44 automjete zjarrfikëse ishin angazhuar në luftën kundër flakëve gjatë gjithë natës, me përforcime të dërguara nga disa qarqe të Kroacisë. Një pjesë e një prej rrugëve kryesore bregdetare u mbyll për shkak të situatës.

Komuna ka hapur palestrën sportive si një strehimore emergjente, ku u akomoduan rreth 1 mijë persona gjatë natës. Po ashtu, një anije e marinës kroate është vendosur në zonë për të mundësuar evakuime nga deti.

Moti i nxehtë dhe thatësira, të cilat shkencëtarët i lidhin me ndryshimet klimatike, kanë krijuar kushte ideale për përhapjen e zjarreve në të gjithë Evropën gjatë këtij sezon veror. Këto fenomene janë ndjerë veçanërisht në Francë, Spanjë dhe Greqi, ndërsa edhe vendet e Ballkanit kanë përjetuar disa valë të nxehti.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement