Procesi i subvencionimit për tekstet shkollore është aktualisht në fazën e aplikimit dhe verifikimit. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) shpreson që ky proces të përfundojë para datës 1 Shtator.
Deri të enjten në mesditë, janë pranuar më shumë se 179 mijë aplikime. Nga këto, mbi 78 mijë janë aprovuar, ndërsa 545 janë refuzuar.
Për subvencionimin e teksteve janë alokuar 14 milionë euro, ndërsa shuma që secili nxënës do të marrë do të përcaktohet pas përfundimit të verifikimeve.
Anita Kadriu, drejtoresha e Divizionit për Arsimin Parauniversitar, ka deklaruar se synimi është që mjetet të transferohen në llogaritë e prindërve para fillimit të vitit shkollor.
Në anën tjetër, ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj, vlerëson se organizimi i procesit këtë vit është më i mirë krahasuar me vitet e kaluara, megjithatë, ai nuk beson se gjithçka do të jetë gati për datën 1 Shtator.
Afati për aplikim për prindërit dhe kujdestarët ligjorë përfundon më 14 Gusht.



















You must be logged in to post a comment Login