Një banor i Gadimes së Epërme në Komunën e Lipjanit ka ngritur shqetësimin për një urë të dëmtuar nga vërshimet që ndodhën në muajin janar. Ai ka theksuar se kjo urë ende nuk është riparuar.
Në emisionin “Fol me Arin”, ai shpjegoi se, pas dëmtimit të urës, është formuar një komision komunal për të trajtuar çështjen e vërshimeve, por deri tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret për zgjidhjen e situatës.
“Është dëmtuar prej vërshimeve në janar dhe që atëherë nuk është bërë asgjë. Komisioni për vërshime është mbledhur, por nuk ka pasur avancim në këtë drejtim,” tha ai në një intervistë për Klan Kosova.
Sipas banorit, kjo rrugë është e rëndësishme për banorët e fshatrave Vrellë dhe Pjetkoviq, por gjendja aktuale po shkakton vonesa dhe vështirësi në lëvizje.
Për më shumë detaje, ndiqni zhvillimet e ardhshme.



















You must be logged in to post a comment Login