Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Deklaroi flokë sintetike në maune, Dogana zbulon se ishin natyrale

Deklaroi flokë sintetike në maune, Dogana zbulon se ishin natyrale

Zyrtarët doganorë kanë kryer një kontroll në një maune me mall të deklaruar si flokë sintetikë dhe kanë identifikuar dyshime në lidhje me saktësinë e këtij deklarimi.

Sipas kritereve të kontrollit, maunea është përzgjedhur për një verifikim të plotë, përfshirë kontrollin dokumentar dhe fizik. Gjatë këtij kontrolli, zyrtarët kanë vërejtur mospërputhje të mundshme mes mallin të deklaruar dhe karakteristikat e tij. Kjo ka bërë që të ngriten dyshime se floku mund të jetë natyral, në vend të sintetikut siç ishte deklaruar.

Për të verifikuar përbërjen e mallit, janë realizuar analiza laboratorike. Rezultatet e këtyre analizave kimike kanë treguar praninë e fibrave natyrale. Sipas Doganës, analizat kualitative spektrale FT-IR kanë pohuar se të gjitha mostrat e testuara janë identifikuar si materiale keratinoze, pra flokë natyral.

Si pasojë e këtyre konstatimeve, Dogana e Kosovës njofton se ka evidentuar një kundërvajtje doganore për deklarimin e pasaktë të mallit. Nga ky deklarim, subjekti ka shmangur pagesën e detyrimeve doganore në vlerë prej rreth 4,310 euro.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement