Një zjarr i përmasave të mëdha vazhdon të jetë aktiv në zonën e Daiasit në Tiranë, si dhe në kodrat përreth. Forca të shumta zjarrfikëse janë angazhuar për të frenuar përhapjen e flakëve.
Në operacionin për shuarjen e zjarrit po operojnë repartet zjarrfikëse nga Tiranë, Kamzë dhe Elbasan. Po ashtu, janë të pranishme forca të Policisë së Shtetit për të koordinuar situatën dhe për të garantuar sigurinë.
Autoritetet kanë vendosur të monitorojnë të gjitha banesat pranë vatrës së zjarrit, sipas raportimeve nga Euronews Albania dhe Klankosova.tv.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se në orët e fundit janë gjithsej 10 vatra zjarri aktive. Sipas informacionit, në operacion për shuarjen e tyre janë angazhuar 531 forca operacionale dhe 29 mjete. Midis tyre, ndodhen 104 efektivë të Ministrisë së Mbrojtjes, 250 nga Forcat e Armatosura, 120 nga forcat bashkiake, 20 efektivë të Policisë së Shtetit, 31 vullnetarë dhe 6 përfaqësues të AKMC-së dhe Emergjencave Civile.
Nga ajri, po ashtu, janë angazhuar 5 helikopterë të Forcës Ajrore dhe 2 avionë Air Tractor. Në Dajt, situata është nën kontroll me 22 forca të MZSH-së dhe ADZM-së, të mbështetura nga 2 helikopterë. Ndërkohë, në Priskë e Madhe po operojnë 15 efektivë me 4 automjete zjarrfikëse, gjithashtu me mbështetje ajrore nga 2 helikopterë. Në të dyja zonat, për fat, nuk ka rrezik për zonat e banuara.



















You must be logged in to post a comment Login