Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Zbulohet arsyeja pse nuk po e shohim më Tolgahan Sayışman në ekranet televizive

Zbulohet arsyeja pse nuk po e shohim më Tolgahan Sayışman në ekranet televizive

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman, është kapur nga kamerat e gazetarëve në Alaçatı, ku po kalon pushimet verore me bashkëshorten e tij, modelen shqiptare Almeda Abazi.

Gjatë një prononcimi të shkurtër, aktori shprehu arsyet pse ka preferuar t’i shkojë përpara distancës nga ekranet televizive, si dhe planet e tij për të ardhmen. Ai theksoi se po i kushton më shumë rëndësi projekteve digjitale.

“Tani i jap më shumë prioritet platformave digjitale. Do të doja shumë që filmat të rikthejnë fuqinë e mëparshme dhe kinemaja të rivazhdohet. Sa i përket televizionit, kam qenë shumë i distancuar këto vitet e fundit,” tha ai.

<

I pyetur mbi arsyet e këtij distancimi nga projektet televizive, Sayışman pranoi se ritmi i punës e ka lodhur.

“Lodhja mentale ka ndikuar, pasi kam punuar për shumë vite në ekran. Dëshiroja të përkushtohem më shumë në projekte krijuese dhe për më tepër, të kem më shumë kohë për fëmijët dhe familjen time,” përfundoi aktori.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement