Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tragjedi në çerdhe: Tre persona gjenden të vdekur, mes tyre një fëmijë

Tragjedi në çerdhe: Tre persona gjenden të vdekur, mes tyre një fëmijë

Tre persona, dy të rritur dhe një fëmijë, janë gjetur të vdekur në një çerdhe private në Hopkins, Minnesota, e cila ndodhet rreth 24 kilometra në jugperëndim të Minneapolisit.

Policia ka njoftuar se viktimat dyshohet të jenë anëtarë të një familjeje. Në momentin e ngjarjes, në çerdhe ndodheshin edhe shtatë fëmijë të tjerë, të gjithë nën moshën pesë vjeç.

Shefi i policisë së Hopkinsit, Brent Johnston, tha se autoritetet besojnë se njëri prej viktimave, një burrë, është përgjegjës për vdekjen e dy personave të tjerë. Megjithatë, rrethanat e saktë të vdekjes dhe motivi i ngjarjes po hetohen nga autoritetet, sipas raportimeve nga NBC News.

<

Policia u njoftua për incidentin kur një prind mbërriti në çerdhe për të marrë fëmijën e tij.

Johnston e cilësoi skenën si një nga rastet më të rënda që ai do ta mbajë mend gjatë gjithë karrierës. Ndërkohë, kryetari i Hopkinsit, Patrick Hanlon, theksoi se komuniteti është i tronditur nga kjo ngjarje, duke falënderuar autoritetet për reagimin e shpejtë.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement