Pas një periudhe të vështirë në jetën e saj personale dhe sentimentale, Chiara Ferragni duket se ka gjetur një kapitull të ri të lumtur, këtë herë nën diellin e Ibizës.
Influencuesja italiane ka ndarë me ndjekësit e saj imazhe të reja nga pushimet, ku shfaqet e lumtur dhe afër partnerit të saj të ri, José Hernández. Në koleksionin e publikuar në rrjetet sociale, Ferragni u shfaq me rroba banje, ndërsa në disa fotografi e vërejtim duke u përqafuar me partnerin. Mes momenteve të relaksit dhe pamjeve verore, ajo ka zgjedhur të pozojë edhe topless.
José Hernández është një menaxher me origjinë kolumbiane, i cili jeton dhe punon në Itali, dhe që nuk është pjesë e botës së showbiz-it. Çifti u fotografua për herë të parë së bashku në Milano në mars, gjatë momenteve intime, ndërsa raportet e mediave italiane sugjerojnë se ata mund të kenë njohur njëri-tjetrin gjatë një udhëtimi të Ferragni-t në Kolumbi, në fund të vitit të kaluar.
Lidhja e saj e re ndodhi pas ndarjes nga Giovanni Tronchetti Provera, si dhe pas përfundimit të martesës me reperin Fedez. Në maj, Ferragni bëri lidhjen e saj me Hernández më të publikuar, duke ndarë një fotografi të tyre gjatë festimeve për ditëlindjen e saj.
Tani, pushimet në Ibiza po shërbejnë si një mundësi tjetër për të demonstruar publikisht lidhjen e afërt mes tyre, duke shënuar kështu një kapitull të ri në jetën e modeles.
Be the first to comment