Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje nga foltorja e Kuvendit në një ditë të mbushur me të rinj, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë. Ajo shprehu shqetësimet për mos-konstituimin e institucioneve.
“Në këtë ditë, si një nga deputetet më të reja, doja që të flisnim me të rinjtë dhe të rejat mbi arritjet e dy viteve të fundit, si dhe për perspektivën dhe të ardhmen e vendit. Fatkeqësisht, është detyra ime të ruaj kushtetutën dhe demokracinë, dhe të tregoj të rinjve se Kosova nuk është në duar të sigurta,” tha Jashari.
Ajo përmendi edhe një përballje të saj të mëparshme me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu. “Sot patëm një përballje ku ajo theksoi se ‘ne e kemi fuqinë’. Ju keni fituar zgjedhjet, por duhen përgjegjësi dhe punë. Patriotizmi më i madh është të duash vendin dhe të punosh për të. Edhe sot, si PDK, jemi këtu për ta filluar seancën, ndërsa partia fituese nuk shfaqet dhe nuk tregon seriozitet,” theksoi ajo.
Jashari gjithashtu u shpreh se ishte e nevojshme që të rinjtë të pyesin se çfarë ka ndryshuar në jetën e tyre brenda gjashtë viteve, dhe pse nuk gjejnë punë pas përfundimit të fakultetit.
Ajo bëri thirrje për të rinjtë që të mos bien pre e propagandave në rrjetet sociale.



















You must be logged in to post a comment Login