Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ramadani: Vetëvendosje po e lë Kosovën të ekspozuar ndaj rreziqeve të sigurisë

Ramadani: Vetëvendosje po e lë Kosovën të ekspozuar ndaj rreziqeve të sigurisë

Deputeti dhe nënkryetari i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj situatës së bllokadës së Kuvendit, e cila po vazhdon për ditën e pestë. Ai e ka cilësuar këtë gjendje si të papërgjegjshme dhe të dëmshme për vendin.

Ramadani, si deputet dhe si person i angazhuar për sigurinë kombëtare, shprehu shqetësim lidhur me situatën aktuale, duke theksuar se nuk është e pranueshme të tolerohet kjo gjendje.

Ai vuri në dukje rëndësinë e një Kuvendi funksional, i cili përballon sfidat gjeopolitike dhe kërcënimet në rajon. Një Kuvend i tillë është i nevojshëm për të mbështetur sektorin e sigurisë, për të siguruar koordinimin me NATO-n dhe për të marrë vendime të qarta në lidhje me qeverisjen dhe parlamentin.

<

Sipas Ramadani, mospranimi për të marrë pjesë në seanca nga ana e Vetëvendosjes po e lë Kosovën të ekspozuar ndaj kërcënimeve dhe rreziqeve të sigurisë.

Ai përfundoi duke theksuar se “siguria duhet të na bashkojë të gjithëve!”

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement