Një grua ka njoftuar se ka rënë pre e një sulmi fizik nga një burrë pas një mosmarrëveshjeje në Skenderaj.
Sipas informacionit të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur më 11 gusht, rreth orës 21:00.
Viktima, një shtetase kosovare, ka deklaruar se është sulmuar nga i dyshuari, i cili është gjithashtu shtetas kosovar.
<
Policia njofton se viktima nuk ka pranuar të dërgohet për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është shpallur në kërkim.
Në mbrojtje të viktimës është caktuar një urdhër mbrojtës.
Be the first to comment