Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pejën dje me vdekjen e zyrtarit të Këshillit të Bashkësisë Islame, i cili ishte mbikëqyrës i varrezave.
Sipas korrespondentit Valdrin Daci, i ndjeri po festonte ditëlindjen e tij të 59-të. Ai theksoi se kjo ngjarje ka shokuar qytetin, duke qenë se I.G., 59-vjeçari, ndërroi jetë papritur në një ditë që duhej të ishte e veçantë për të.
Në reagimin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Pejë është theksuar se i ndjeri ishte punëtori më i vjetër i këtij Këshilli, duke filluar punën që nga viti 1991. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në fshatin Drenoc të Pejës në orën 18:00.



















You must be logged in to post a comment Login