Një oficer policie në trajnim, 23 vjeç, është arrestuar nën dyshimin për disa akuza të rënda, përfshirë rrëmbimin, përdhunimin dhe drejtimin e rrezikshëm të automjetit.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmje, kur një grua në të 20-at e saj lajmëroi emergjencën për ndihmë nga brenda një automjeti.
Policia arriti ta lokalizonte automjetin dhe filloi ndjekjen. Automjeti ndali dhe oficerin e ri e kanë arrestuar. Ai tani është pezulluar nga detyra dhe po merret në pyetje në paraburgim në Greater Manchester.
Gruaja u gjet e sigurt dhe ka marrë mbështetje të nevojshme në vendngjarje.
Autoritetet policore kanë nisur një hetim të plotë mbi rastin dhe e kanë referuar vullnetarisht çështjen te Zyra e Pavarur për Sjelljen Policore.
Zëvendësdrejtuesi i policisë, Mark Dexter, e ka cilësuar incidentin si “thellësisht shqetësues dhe tronditës”, duke theksuar angazhimin për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e viktimës dhe për avancimin e çështjes.



















You must be logged in to post a comment Login