Dy automjete në pronësi të KEDS-it janë përfshirë nga zjarri në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë.
Në lidhje me këtë incident, komandanti i zjarrfikësve për rajonin e Podujevës, Milaim Ajvazi, konfirmoi për Klankosova.tv se fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Ai shtoi se ndonëse zjarri ndodhi pranë një objekti, ky i fundit ka shpëtuar pa dëme. Ekipet emergjente kanë arritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve.
“Janë djegur dy vetura në pronësi të KEDS-it. Të lënduar nuk ka. Objekti anash ka shpëtuar. Ekipet tona janë në terren dhe tashmë zjarri është lokalizuar,” u shpreh Ajvazi.



















You must be logged in to post a comment Login