Policia ka dhënë një deklaratë në lidhje me një përleshje fizike që ndodhi në Viti.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, sqaroi se rasti nuk ishte raportuar më parë në polici.
Pas publikimit të pamjeve të ngjarjes, hetuesit e Stacionit Policor në Viti, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur veprimet hetimore. Qëllimi i këtyre veprimeve është ndriçimi i rrethanave të ngjarjes dhe identifikimi i personave të përfshirë në përleshje, si dhe për të vazhduar procedurat ligjore përkatëse.
Osmani tha se, sipas informacioneve fillestare, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 7 gusht 2026 në qytetin e Vitisë.



















You must be logged in to post a comment Login