Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Kurti mbi Kushtetutën”, Abazi: Po tentohet krijimi i “Republikës së tretë” (VIDEO)

“Kurti mbi Kushtetutën”, Abazi: Po tentohet krijimi i “Republikës së tretë” (VIDEO)

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka shprehur kritika të forta ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai e akuzon Kurtin se ndjek një agjendë të majtë, me synimin për të krijuar një model të ri politik në vend.

Në emisionin “DPT me Fidanin” në Klan Kosova, Abazi theksoi se Kurti është pjesë e një kontinuiteti të së majtës politike, duke e lidhur këtë me ish-udhëheqësin komunist Fadil Hoxha. Ai beson se qëllimi është shpallja e një “Republike të tretë” me një kushtetutë që nuk merr në konsideratë procesin e krijimit të shtetit të Kosovës dhe formimin e institucioneve, duke e cilësuar situatën aktuale si një anarki politike pa përfaqësim.

Abazi sugjeroi se pozita politike e Kurtit po mbivendoset mbi Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ai përmendi gjithashtu vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke nënkuptuar se ai nuk po respektohet siç duhet në formimin e institucioneve.

<

Në përfundim, Abazi theksoi se, pas viteve të qeverisjes së Kurtit dhe shpenzimeve të mëdha publike, nuk është realizuar asnjë projekt që ai e konsideron të rëndësishëm.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement