Gjesti është në një periudhë aktive në muzikë, duke risjellë së fundmi këngën “Gasolina”, një bashkëpunim të shumëpritur me Dhurata Dorën. Përveç publikimit të këtij projekti, ai ka qenë i pranishëm në performanca të shumta.
Megjithatë, sipas informacioneve të Prive By Liberta Spahiu, është raportuar një ndryshim të rëndësishëm në ekipin e tij. Burime ekskluzive pohuan se Gjesti ka ndarë rrugët me Three60 Music dhe menaxherin Bonart Ajvazi.
Ndarja, sipas këtyre burimeve, ka ndodhur që në muajin qershor, para fillimit të sezonit veror dhe pas përfundimit të Alba Festival. Ky zhvillim vjen vetëm pak më shumë se një vit pasi bashkëpunimi tyre u bë publik. Pas shpalljes së Gjestit si fitues i Big Brother VIP Albania më 7 maj 2025, Three60 njoftoi se artisti kishte nënshkruar me ta nën SGM Management.
Gjatë bashkëpunimit, u publikuan disa projekte, përfshi këngën “Veshu Ndrequ” dhe EP-në “Sound i Ri”, e cila doli në maj të këtij viti. Deri tani, asnjë nga palët nuk ka bërë një njoftim publik mbi ndarjen.
Për më shumë të rejat nga bota e artistëve shqiptarë, ndiqni platformat tona dhe gjatë muajit gusht.
Be the first to comment