Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Faktet flasin”, Qumështorja VITA: Ministri e konfirmoi vetë, analizat s’kanë gjetur vaj palme

Vonesat e rezultateve: Vita kërkon ndërhyrjen e Policisë dhe Prokurorisë

Qumështorja VITA ka reaguar sot pas deklaratave nga ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja. Në një komunikatë, kompania ka akuzuar ministrin për qasje politike dhe përpjekje për të dëmtuar imazhin e saj.

VITA shprehet se ministri ka konfirmuar se në analizat e qumështit të saj nuk është gjetur vaj palme. “Edhe këtë herë, ministri u përpoq përmes deklaratave politike dhe interpretimeve të përgjithshme të njollosë VITA-n dhe qumështin e fermerëve të Kosovës. Por faktet nuk mund të ndryshohen me propagandë politike,” deklaron kompania.

Sipas VITA-s, publikimi i analizave ka qenë një kërkesë e saj që nga fillimi i kësaj çështjeje. “Pikërisht këtë kemi kërkuar që nga dita e parë, publikoni analizat dhe lërini qytetarët ta shohin të vërtetën,” theksohet më tej.

<

Kompania ka njoftuar gjithashtu se ka publikuar një herë tjetër analizat zyrtare të dërguara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i shqyrtojnë vetë rezultatet.

VITA kritikoi gjithashtu ministrin Muja, duke shprehur shqetësim për fokusin e tij vetëm te kjo kompani. “Ne nuk do të heshtim përballë dëmtimit të një brendi vendor dhe të qumështit që vjen nga fermerët e Kosovës,” deklaron VITA.

Përfundimisht, kompania thekson se dokumentet janë publike dhe se, sipas saj, “faktet flasin vetë.”

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement