Kryeshefi Ekzekutiv i Trepça Sh.A. ka vendosur të suspendojë përkohësisht dy punonjës të Njësisë Biznesore Minierat me Flotacion, të njohur si Kishnicë dhe Artanë.
Sipas vendimit të marrë, punonjësit Z.R. dhe H.K. do të qëndrojnë të pezulluar nga puna fillimisht deri në vendimin e ardhshëm nga Komisioni Disiplinor.
Arsyeja e këtij masa është dyshimi se ata kanë vepruar në kundërshtim me autorizimet e dhëna. Në veçanti, ata dyshohen se kanë organizuar transportimin e xehes jashtë orarit të rregullt të punës, siç raporton Klankosova.tv.
“Është e mundshme që të kenë kryer shkelje të rënda të detyrave të punës, sipas nenit 10, paragrafëve 1.1, 1.3, dhe 1.9, si dhe sipas Rregullores për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të Punonjësve të Trepça Sh.A,” theksohet në njoftimin e ndërmarrjes të publikuar në Facebook.
Be the first to comment