Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Thatë”, Tahiri lajmërohet nga Kuvendi: S’guxon të bëhet muze, bllokada është abuzim

“Thatë”, Tahiri lajmërohet nga Kuvendi: S’guxon të bëhet muze, bllokada është abuzim

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka shprehur kritika lidhur me zvarritjen e vazhdimit të seancës për konstituimin e Kuvendit.

Në një video të publikuar nga ambientet e Kuvendit, Tahiri thekson se seanca duhej të kishte vazhduar, por deputetët nuk kanë marrë asnjë ftesë për këtë qëllim.

“Po ju drejtohem nga Kuvendi. Është e papranueshme që në këtë kohë ende nuk ka filluar vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit. Ne nuk kemi marrë asnjë ftesë. Kjo është një shkelje e rregullores së punës së Kuvendit dhe aktvendimit të Kushtetueses”, theksoi Tahiri.

<

Ai shtoi se institucioni aktualisht është i boshatisur dhe pa aktivitet. “Ky Kuvend është bërë një vend muzeal, i thatë. Askush nuk është këtu. Flasin për hapjen e zyrave për diasporën, por nuk ka asnjë lëvizje të dukshme. Mundi ta shihni vetë se si është situata”, deklaroi ai.

Tahiri potencoi se Kuvendi duhet të ushtrojë funksionin e tij dhe të fillojë punën. “Nuk guxon Kuvendi të shndërrohet në një muze. Ai është këtu për të ushtruar funksionin e vet dhe për të nisur punën. Kjo bllokadë është shkelje dhe abuzim”, përfundoi ai.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement