Një 43-vjeçar me inicialet N.L., i dënuar me katër vjet burgim, është arrestuar në Prishtinë për shkak të një urdhër-arresti aktiv.
Policia e Kosovës njofton se arrestimi është kryer nga Njësia e Arrestimeve e Stacionit Policor Veriu, në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë të Kryeqytetit.
Sipas njoftimit, N.L. ishte i dënuar për veprat penale “Shmangia nga tatimi” dhe “Falsifikimi i dokumentit”. Njësitë përkatëse janë angazhuar për të vazhduar procedurat e nevojshme në lidhje me arrestimin e tij.



















You must be logged in to post a comment Login