Një influencer 24-vjeçar nga Florida është dënuar me 10 vjet burg, pasi pranoi fajësinë për vrasjen e xhaxhait të tij, Scott Grebler, duke e përplasur me një Jeep për një palmë.
Jordan Aronson po qëndronte në shtëpinë e xhaxhait të tij, një filantrop milioner dhe një nga themeluesit e organizatës jofitimprurëse “13 Ugly Men”, kur ndodhi incidenti në qershor të vitit 2023.
Pamjet e kamerave të sigurisë treguan se Aronson u largua nga oborri me makinë dhe më pas u kthye me shpejtësi, duke goditur Greblerin dhe duke e përplasur për një palmë. 59-vjeçari pësoi lëndime të rënda në kokë dhe tru dhe për fat të keq, vdiq disa ditë më vonë.
Fillimisht, Aronson kishte deklaruar se ishte i pafajshëm për vrasje të shkallës së dytë. Ai pretendoi se xhaxhai i tij, i cili vuante nga sëmundja e Parkinsonit, ishte bërë agresiv dhe po e sulmonte.
Megjithatë, disa nga pretendimet e tij u vërtetuan të pavërteta nga pamjet e kamerave të sigurisë. Pas një procesi të gjatë, prokuroria dhe mbrojtja arritën një marrëveshje për pranimin e fajësisë.
Përveç 10 viteve burg, Aronson do të vuajë pesë vite në mbikëqyrje, do të kryejë 50 orë shërbim në komunitet dhe do të ndjekë një kurs për menaxhimin e zemërimit.
Familja e viktimës kishte kërkuar që nuk të ngriheshin akuza penale ndaj tij, por autoritetet theksuan se Aronson duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij.
Be the first to comment