Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, lëndohet një këmbësor

Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, lëndohet një këmbësor

Një këmbësor ka pësuar lëndime si rezultat i një aksidenti që ndodhi të shtunën në aksin rrugor Gjilan-Ferizaj, konkretisht në fshatin Ramajn.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, e ka konfirmuar këtë rast për Klankosova.tv. Ai tha se aksidenti është raportuar rreth orës 11:37 dhe ka përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

Personi i lënduar është transportuar menjëherë në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, ku po merr trajtim mjekësor.

Osmani theksoi se Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjilan, përkatësisht hetuesit policorë të trafikut, janë angazhuar për të hetuar rrethanat e aksidentit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement