Onart Gjoshi dhe Orik Llapashtica ishin pjesë e një gare ndërkombëtare në New York, ku ata përfaqësuan Kosovën dhe u shpërblyen me medalje në matematikë dhe shkencë.
Të ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, dy të rinjtë ndanë përvojat e tyre nga gara ndërkombëtare, duke folur për sfidat e testimit dhe eksperiencat që përjetuan në qytetin e Nju Jorkut.
Onarti, nxënës nga Drenasi, tregoi se pas një procesi kualifikimi online, ku morën pjesë mijëra garues nga vende të ndryshme, arriti të fitojë medalje në matematikë dhe shkencë.
Përveç garës, ata patën mundësinë të vizitonin disa nga atraksionet më të njohura të New Yorkut dhe të përjetonin nga afër kulturën amerikane.
Ndiqni intervistën e plotë për të mësuar më shumë rreth përvojave të tyre.



















You must be logged in to post a comment Login