Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zjarr gjatë natës në Gjirokastër, rrezik për përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara

Zjarr gjatë natës në Gjirokastër, rrezik për përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara

Një zjarr i madh ka shpërthyer në zonën ndërmjet fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq, duke paraqitur një rrezik të konsiderueshëm për përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.

Aktualisht, zjarri është i përqendruar në dy vatra aktive, me një perimetër prej rreth 4 km. Terreni i thyer dhe bimësia e dendur e bëjnë të vështirë ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.

Një javë më parë, në të njëjtën zonë, janë evidentuar gjithashtu tri vatra të tjera zjarri. Tashmë, i gjithë shërbimi zjarrfikës i Drejtorisë së MZSH-së Gjirokastër është i pranishëm në vendngjarje, duke monitoruar dhe ndërhyrë vazhdimisht në situatë.

Për të përballuar situatën dhe për të forcuar operacionin, priten forca shtesë zjarrfikëse, zjarrfikës vullnetarë dhe Forcat e Armatosura, që do të angazhohen në ndihmë për të vënë nën kontroll zjarrin.

Situata mbetet e vështirë dhe dinamike, ndërsa shërbimet zjarrfikëse janë duke punuar për të frenuar avancimin e flakëve dhe për të mbrojtur fshatrat e rrezikuara.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement