Bilanci i viktimave nga sulmi me armë në një shkollë në Tajlandë ka arritur në nëntë. Një vajzë e moshës 12-vjeçare, e plagosur gjatë incidentit të së premtes, ka ndërruar jetë të shtunën.
Ngjarja tragjike ndodhi në provincën Nonthaburi. Një adoleshent 14-vjeçar dyshohet se ka qëlluar fillimisht ndaj gjyshërve të tij dhe, më pas, është drejtuar në shkollë, ku ka shkaktuar vrasjen e pesë personave të tjerë. Pas sulmit, ai e ka kthyer armën ndaj vetes dhe ka humbur jetën.
Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivin që çoi në këtë ngjarje të rëndë.
Be the first to comment