Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zelensky s’e njeh Kosovën, Bilalli: Kosova e Shqipëria s’duhet të rrinë duarkryq në diplomaci (VIDEO)

Zelensky s’e njeh Kosovën, Bilalli: Kosova e Shqipëria s’duhet të rrinë duarkryq në diplomaci  (VIDEO)

Eksperti i sigurisë, Lutfi Bilalli, ka komentuar deklaratën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij në Serbi, në të cilën theksoi se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar.

Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Bilalli theksoi se Kosova dhe Shqipëria duhet të reagojnë në planin diplomatik. Ai sugjeroi që të kërkojnë nga Ukraina të jetë më e kujdesshme në deklarimet e saj për Kosovën.

“Besoj që Kosova, dhe nganjëherë edhe Shqipëria, duhet të reagojnë. Ne nuk kemi marrëdhënie diplomatike me Ukrainën, për shkak se Ukraina s’na njeh. Megjithatë, Shqipëria mund ta shfrytëzojë këtë rast për të kërkuar nga Ukraina që të jetë më e përmbajtur në deklaratat e saj rreth njohjes së shtetit të Kosovës,” tha Bilalli.

<

Ai vlerësoi se Kosova ka mbështetur Ukrainën që nga fillimi i luftës, dhe për këtë arsye, deklarata e Zelenskyt duhet të merret seriozisht nga institucionet e Kosovës.

“Ka dilema në politikë, moral dhe mirënjohje. Kjo është një çështje që mund të na shqetësojë. Ne duhet të jemi të përgatitur dhe të mos qëndrojmë duarkryq në aspektin diplomatik,” përfundoi Bilalli në Klan Kosova.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement