Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur në Kuvend. Deputetja e kësaj partie, Time Kadrijaj, hodhi një vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Gjatë një prononcimi, Gjini shprehu mbështetje për deputeten Kadrijaj, duke theksuar kontributin e saj të vazhdueshëm për vendin. Ai shprehet se “Timja kurrë nuk ka munguar për vendin”.
Ky incident ka shkaktuar polemika dhe diskutime në media dhe në opinionin publik.



















You must be logged in to post a comment Login