Vullnet Bugaqku, përfaqësues nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), theksoi se përgjegjësia për formimin e institucioneve bie mbi partinë e parë që doli nga zgjedhjet e 7 qershorit.
Në një Edicion të Special në Klan Kosova, Bugaqku shprehu shqetësimin se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) po shkelin rendin kushtetues duke mos thirrur vazhdimin e seancës konstituive të planifikuar për sot. Ai tha se, fatkeqësisht, deputetët e shumicës parlamentare po e pamundësojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe se nuk po e përmbushin detyrimin e tyre kushtetues.
Bugaqku nënvizoi se afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit është i detyrueshëm dhe që kjo çështje nuk duhet të diskutohet politikisht. Për të, kjo situatë është e paprecedent dhe e pazakontë, jo vetëm për Kosovën, por për çdo vend demokratik në botë.
Ai paralajmëroi se, nëse deputetët dështojnë të konstituojnë Kuvendin, ndonjë seancë apo vendim i propozuar në Parlamentin e Kosovës, edhe për zgjedhjen e kryetarit ose nënkryetarëve, do të jetë i kontestueshëm. Bugaqku theksoi se çdo vendimmarrje e tillë do të duhej të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese.



















You must be logged in to post a comment Login