Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

LBK: Konsumatorët duhet të kenë besim në produktet vendore kur ato konfirmohen nga institucionet kompetente

LBK: Konsumatorët duhet të kenë besim në produktet vendore kur ato konfirmohen nga institucionet kompetente

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka dorëzuar kompani ABRAZEN L.L.C. raportet e analizave për qumështin dhe jogurtin nga Qumështorja Vita, e cila ndodhet në Sinajë, Istog. Në këto raporte konfirmohet se produktet VITA nuk përmbajnë vaj palme dhe as qumësht pluhur.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) mirëpret këto rezultate zyrtare, të cilat vërtetojnë se qumështi dhe jogurti VITA janë të sigurt për konsum dhe nuk përmbajnë përbërës të padeklaruar.

LBK thekson rëndësinë e kontrolleve institucionale dhe analizave profesionale, duke i konsideruar ato si një garanci për konsumatorët. Këto analiza ndihmojnë gjithashtu në ndërtimin e besimit në tregun e ushqimeve.

Produket ushqimore vendore duhet të vlerësohen mbi bazën e cilësisë dhe standardeve të verifikueshme. Kur institucionet konfirmojnë sigurinë e produkteve, konsumatorët mund të ndihen më të sigurt në zgjedhjet e tyre.

Në fund, LBK inkurajon qytetarët të preferojnë produkte vendore që plotësojnë standardet e sigurisë dhe cilësisë, duke mbështetur kështu fermerët, prodhuesit dhe ekonominë e Kosovës.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement