Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me situatën aktuale që po ndodh rreth konstituimit të Kuvendit. Ai thekson se Lëvizja Vetëvendosje (VV) nuk disponon votat e nevojshme për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit.
Në një postim në Facebook, Ramadani thekson se mungesa e 61 votave është arsyeja kryesore që VV nuk ka propozuar një kandidat për këtë pozita. Ai deklaron: “VV nuk i ka 61 vota për Kryetar Kuvendi. Kjo duket se është arsyeja e vërtetë pse po e saboton shtetin dhe nuk po propozon kandidat.”
Ramadani e paralajmëron VV-në se rrezikon të shkelë Kushtetutën, duke mos e bërë të njohur publikisht këtë mungesë votash. Ai e konsideron se arsyetimet e tjera të paraqitura nga VV për mosvazhdimin e procesit janë vetëm një përpjekje për të fshehur këtë mungesë të rëndësishme parlamentar.
Sipas tij, situata aktuale tregon se VV nuk ka shumicën e nevojshme për të vazhduar me procesin e konstituimit.



















You must be logged in to post a comment Login