Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Korenicë të Gjakovës, ku kanë mbetur të lënduar nëntë persona.
Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Gjakovës, Vlera Krasniqi, konfirmoi lajmin për klankosova.tv.
Aksidenti ndodhi rreth orës 13:30 dhe përfshiu dy vetura.
Sipas informacioneve, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Ekipet e Policisë, Urgjencës dhe Zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Aktualisht, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor po heton rastin për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.



















You must be logged in to post a comment Login