Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” publikon një video nga varrezat, shpërthejnë komentet: “Të marrtë me vete”

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” publikon një video nga varrezat, shpërthejnë komentet: “Të marrtë me vete”

Ish-konkurrentja e emisionit “Për’puthen” ka publikuar një video në varreza, ku shfaqet e shoqëruar me babanë e saj. Ajo shoqëroi videon me mbishkrimin: “Erdhëm këtu me babin”.

Vizita e tyre në varreza nuk ishte ajo që ngjalli diskutime, por mënyra e realizimit dhe publikimit të videos. Në pamje, Esmeralda shfaqet duke pozuar për kamerë, dhe më pas filmon veten duke hedhur ujë mbi varr. Shumë ndjekës e kanë konsideruar të papërshtatshme regjistrimin dhe publikimin e një momenti kaq intim dhe kthimin e tij në përmbajtje për rrjetet sociale.

Disa komentues vërejtën se fokusi i videos dukej më shumë te imazhi dhe prezantimi i Esmeraldës, se sa te akti i përkujtimit. Seksioni i komenteve u mbush me reagime kritike dhe ironike, ndërsa ajo e përgjigj kritikën duke shkruar: “Kur shoh në çfarë pike është injoranca e shqiptarit, them pse s’më ka marrë akoma”.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement