Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit pas seancës konstituive të djeshme.
Hoti ka theksuar se po ndjek deklaratat dhe qëndrimete zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), duke shprehur vullnetin e LDK-së për të kontribuar në krijimin e institucioneve të reja.
“Sigurisht se LDK-ja ka vullnet të ndihmojë në themelimin e institucioneve, por kjo duhet dhe mund të bëhet vetëm duke treguar gatishmëri për kompromis,” ka deklaruar Hoti.
Ai shtoi se proceset politike nuk mund të zgjidhen përmes presionit apo kërcënimeve me zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Duke shantazhuar me zgjedhje të jashtëzakonshme nuk arrihet asgjë. Përkundrazi,” ka përfunduar ai.
Be the first to comment