Një situatë e pakëndshme është vënë re në rrugën “Dardania” në Fushë-Kosovë, pranë kompleksit “Apollonia”. Mbeturinat kanë zënë dy hapësira të dedikuara për parkim.
Sipas banorëve, grumbulli i bërllokut është në atë gjendje prej së paku një jave. Deri tani, askush nuk ka ndërmarrë veprime për ta larguar atë, siç raporton Klankosova.tv.
Banorët shprehin shqetësimin e tyre dhe presin që përgjegjësit të ndërhyjnë për të pastruar këto hapësira.
Be the first to comment