Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Sot varroset Arianit Çetaj, 34-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Pejë

Sot varroset Arianit Çetaj, 34-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Pejë

Gazeta Sinjali raportoi dje për vdekjen tragjike të 34-vjeçarit Arianit Çetaj, i cili u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë.

Sipas burimeve, Arianiti kishte qenë së bashku me babain dhe të afërmit në një dasmë në Prizren, vetëm disa orë para ngjarjes. Ata u kthyen në shtëpi rreth orës 04:00 të mëngjesit, dhe më pas, rreth orës 09:30, babai dhe vëllai e gjetën atë të pa jetë.

Në vendin e ngjarjes u mobilizuan njësitete policore, hetues dhe krimteknikë, si dhe Prokurori i Shtetit. Me urdhër të prokurorit, trupi i Arianitit u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është regjistruar si “Hetim i vdekjes”.

<

Familja Çetaj ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 7 gusht 2026, në orën 17:00, në varrezat e qytetit të Pejës.

Në njoftimin e tyre, familja shpreh pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të djalit të tyre të dashur. E pamja do të zhvillohet në shtëpinë e familjes, në rrugën “Gavrill Dara”, në Lagjen Kristal.

“Pusho në paqe, Arianit. Kujtimi dhe dashuria për ty do të jetojnë përgjithmonë në zemrat tona,” thuhet në njoftim.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement