Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ka ndarë së fundmi një bisedë shumë emocionale me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke theksuar lidhjen e fortë me nënën e saj.
Në një postim në Instastory, Adrola ka treguar për mbështetjen e pakusht të familjes, shpërndaj një video nga e ëma e saj. Në këtë video përmbante një mesazh motivues për gratë e pavarura, duke u dedikuar atyre që rindërtojnë jetën pa ndihmën e askujt, përmes punës së ndershme dhe përkushtimit.
Ky mesazh i ka prekur thellë ndjenjat e modeles, e cila nuk hezitoi të shprehte mirënjohjen dhe dashurinë ndaj nënës së saj. Ajo ka shkruar: “Mami ma dërgoi këtë sot dhe… më njeh më mirë se kushdo tjetër. Jam shumë me fat që Zoti zgjodhi pikërisht atë të ishte mamaja ime.” Në bisedën e tyre, ajo i shprehu nënës: “Fal teje Mrika, t’kam pa ty sa ke vujt e që s’të është ndje zëri kurrë.” E ëma iu përgjigj me dashuri: “O të kam jetëëë.”
Kjo bisedë e ngrohtë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe tregon vlerat familjare që Adrola i çmon më së shumti në jetën e saj.
Be the first to comment