Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Greqi, ku kanë humbur jetën një nënë dhe djali i saj nga Shqipëria.
Sipas informacioneve nga mediat greke, automjeti që po udhëtonin viktimat është përplasur me një kamion. Shkaqet e këtij aksidenti ende nuk janë zbardhur.
Si pasojë e goditjes së fortë, kanë humbur jetën nëna 43-vjeçare dhe djali i saj 24-vjeçar. Trupat e pajetë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Serres për procedurat e nevojshme.
Në këtë aksident, mësohet se është lënduar gjithashtu drejtuesi 57-vjeçar i kamionit, i cili është transportuar për mjekim në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës.
Be the first to comment