KF Llapi ka forcuar repartin e mbrojtjes me afrimin e Gentrit Hetemajt.
Mbrojtësi 19-vjeçar është prezantuar zyrtarisht nga klubi i Podujevës, me të cilin ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.
Hetemaj vjen pas një përvoje të rëndësishme në futbollin gjerman, ku ka qenë pjesë e akademive të Hoffenheimit dhe Darmstadtit. Ai ka përfaqësuar Kosovën në grupmoshat U15, U17 dhe U19, dhe së fundmi është ftuar edhe në Kombëtaren U21.
<
Kalimi i tij te Llapi është realizuar përmes agjencisë “KA-Sport Management”. Klubi beson se mbrojtësi i ri do të sjellë një vlerë të shtuar për sezonet e ardhshme.
Be the first to comment