Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Tahiri: Aleanca do të ndihmojë në formimin e institucioneve, mos e bllokoni Kosovën (VIDEO)

Tahiri: Aleanca do të ndihmojë në formimin e institucioneve, mos e bllokoni Kosovën (VIDEO)

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Besnik Tahiri, ka bërë një deklaratë para mediave në lidhje me procesin e konstituimit të Kuvendit.

Ai tha se në seancën e sotme do të jenë të pranishëm, duke theksuar se Aleanca është e angazhuar për të kontribuar në formimin e institucioneve. Sipas tij, Kosova nuk ka kohë për të humbur me lojëra e pazare politike.

“Situata nuk ka pësuar ndryshime. Qytetarëve të Kosovës u them se jemi në një seancë konstituive me vonesë të madhe. Konstituimi i Kuvendit ishte dashur të ndodhte menjëherë pas certifikimit të rezultateve. Nuk ka asnjë arsye për këtë shtyrje. Kosova nuk ka as kohë e as energji për të humbur. Aleanca do të ndihmojë në konstituimin e institucioneve, por gjithashtu kemi një qëndrim publik politik,” u shpreh Tahiri.

<

Ai gjithashtu iu bëri thirrje kolegëve të tij deputetë për të mos e bllokuar Kosovën.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement