Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka theksuar se Teherani po përballet me një presion në rritje si rezultat i sanksioneve dhe konflikteve, duke e karakterizuar periudhën aktuale si më të vështirën që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.
Në një intervistë të zhvilluar me median shtetërore, në përvjetorin e dytë të inaugurimit të tij, Pezeshkian theksoi se sanksionet janë intensifikuar vazhdimisht dhe janë pasuar nga përballje ushtarake.
Ai ka diskutuar edhe për përpjekjet e ringjalljes së diplomacisë mes Teheranit dhe Uashingtonit, sipas raporteve nga CNN.
“Rrethanat me të cilat përballemi tani janë kushtet më të vështira të mundshme në historinë e pas Revolucionit. Sanksionet u shkaktuan dhe u shtuan, pastaj ata sanksionuan bankat dhe operacionet tona financiare. Të pakënaqur me këtë, ata nisën një luftë. Ende të pakënaqur, ata përpiqen të na fusin në qoshe,” tha ai.
Pezeshkian gjithashtu theksoi se presioni i jashtëm synon të dobësojë mbështetje publike për qeverinë.
“Tani, të gjitha planet që ata po hartojnë dhe presionet që ushtrojnë janë për të mos u pëlqyer njerëzve dhe për t’i provokuar ata të protestojnë,” shtoi presidenti.
Ai përfundoi duke thënë se uniteti kombëtar ka ndihmuar Iranin të qëndrojë i fortë përballë këtij presioni.



















You must be logged in to post a comment Login