Nënat e reja po përballen me një vendim të rëndësishëm lidhur me ushqyerjen e foshnjave të tyre, duke zgjedhur të refuzojnë gjidhënien për arsye të ndryshme.
Një nga shkaqet kryesore, siç shpjegon gjinekologu Driton Prenaj, është dëshira e grave për të ruajtur formën e gjirit. Kjo tendencë po ndikon në mënyrën se si shumë nënat e percepjojnë gjidhënien.
Ekspertë të shëndetit sugjerojnë se informimi i gabuar, veçanërisht ai që vjen nga rrjetet sociale, luan një rol të rëndësishëm në këtë fenomen, duke ndikuar negativisht në vendimet e nënave për mënyrën e ushqyerjes së foshnjave.
Megjithatë, rasti i nënave që heqin dorë nga gjidhënia për shkak të depresionit pas lindjes është më i rrallë dhe kërkon trajtim të veçantë.
Në këtë kontekst, Kosova po shënon javën e ushqyerjes me qumësht gjiri, me mjekët familjarë që theksojnë se foshnjat duhet të ushqehen me gji për të paktën gjashtë muaj.
Benefitet e këtij procesi për zhvillimin e foshnjave janë të konsiderueshme.
Po ashtu, profesionistët shëndetësorë inkurajojnë nënat e reja që të mos e shohin gjidhënien si një tabu, edhe në ambiente publike, por t’i ushqejnë fëmijët sipas nevojave të tyre.
Be the first to comment