Prokuroria Themelore e Gjakovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për të pandehurin me inicialet S.M., i dyshuar për veprën penale të grabitjes.
Sipas njoftimit nga Prokuroria, Departamenti për Krime të Rënda ka miratuar aktvendimin për të filluar hetimet dhe ka formuluar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Gjakovës.
Dyshimet tregojnë se ngjarja e dyshuar ka ndodhur më 2 gusht 2026, në orën 01:30, në hyrje të një banese në Gjakovë. I dyshuari, sipas akuzës, ka përdorur forcën dhe një thikë për t’i kanosur një person tjetër me qëllim që të përvetësonte pasuri në mënyrë të kundërligjshme.
Prokuroria pretendon se i dyshuari i është afruar personit të dëmtuar, duke i kërkuar ta dorëzojë paratë nën kërcënimin me thikë. Prej frikës, viktima ka dorëzuar fillimisht 20 euro, dhe më pas 30 euro tjera.
Pas një përpjekjeje për t’u larguar, i dëmtuari dyshohet se është penguar fizikisht nga i pandehuri, i cili gjithashtu e ka ndjekur atë. Situata është ndërprerë kur ka ndërhyrë një dëshmitare, me inicialet E.R.
Në kërkesë, përshkruhet se më 02.08.2026 rreth orës 01:30, i pandehuri S.M. ka përdorur forcën dhe një thikë për të sulmuar jetën dhe trupin e personit tjetër. Ai ka përvetësuar pasurinë e dëmtuarit A.M., duke e kërcënuar atë me thikë. I pandehuri ka iu drejtuar të dëmtuarit me fjalët, “hajde këtu e qiti krejt paret qe i ki,” dhe pas përgjigjes së viktimës, ai i ka afruar thikën.
Pas kërcënimeve, i dëmtuari ka dorëzuar 20 euro dhe më pas edhe 30 euro të tjera. E ndikuar nga frika, ai është përpjekur të largohet, por është penguar nga i dyshuari. Në ato momente, dëshmitarja E.R. ka arritur të ndalojë i pandehurin.
I pandehuri, pas shpërthimit të situatës, i është drejtuar të dëmtuarit me kërcënime të tjera, duke thënë se do të paguante shtrenjtë për këtë. Pas ngjarjes, viktima ka raportuar rastin në polici, ndërsa i dyshuari është larguar.
S.M. aktualisht ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh, e cila është vendosur nga Prokurori i Shtetit më 3 gusht.



















You must be logged in to post a comment Login